Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në platformën “X”, ka akterë ndërkombëtarë të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë këtë video të Zelenksyt që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani. Duke shpërndarë këtë video ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.
Kearns tha se ka paralajmëruar qysh në qershor të këtij viti se çfarë mund të ndodh në Kosovë.
“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo në Twitter.
I’ve warned repeatedly that we need to find our backbone in the Balkans & not repeat failures of deterrence.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) November 16, 2023
The Balkans is our backyard & we have historic responsibilities.
I warned in June of what we might see in Kosovo but was rubbished.
Sadly my concerns were realised. https://t.co/yZ82EoSnGS
Dje reagoi edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
Plenkoviq komentoi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se “mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”.
“Ne kemi disa vatra potenciale të destabilitetit. Politika e Kroacisë është të bëjë përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore dhe ne jemi përkrahës të zgjerimit me fqinjët tanë. Kjo garanton paqe, siguri, stabilitet dhe marrëdhënie më të mira të ndërsjella”, tha kreu i qeverisë së Kroacisë.
Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.
Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.
It is obvious 👇
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) November 16, 2023
But 🇪🇺 🇩🇪 & others sleepwalking.
A tragic failure looms https://t.co/pUzA8AVnYs
Ndërkaq analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se fatkeqësisht presidenti Zelensky ka të drejtë.
“Kam paralajmëruar për këtë që një kohë të gjatë. Zelensky ka të drejtë që Rusia po përgatit një luftë në Ballkan. Unë dhe kolegu im kemi botuar një artikull rreth Rusisë dhe planit për luftë”, ka shkruar Stradner.
President Zelensky: “ Russia is trying to start a war in the Balkans”…."Pay attention to the Balkans. Believe me, we have information. 🇷🇺 has a long plan.”
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) November 16, 2023
Unfortunately, he is right. I’ve been warning about it for a long time. 1/2
pic.twitter.com/wYg7Ajd2ym
Reagime kishte edhe në Serbi.
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se ai gjithnjë ka paralajmëruar që presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë gjithçka për të shkaktuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.
“Shpresoj që populli serb dhe shqiptarë të kenë forcë për të ruajtur paqen dhe jetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Bogdanoviq.
Упозравам сво време, @avucic ће учинити све али баш све да изазове нове сукобе на Западном Балкану!
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 16, 2023
Надам се да ће српски и албански народ имати снаге
да заједно сачувају мир и наше животе!@EUCouncil @Europarl_EN @usambserbia @USAmbKosovo @OlafScholz @EmmanuelMacron https://t.co/XlXix3UqIp