Trupat verikoreane që janë dërguar të luftojnë krah rusëve kundër Ukrainës, nuk janë parë në zona lufte për disa javë, duke ngrehur spekulime se ata janë tërhequr pas humbjeve të mëdha, ka thënë Shërbimi Inteligjent Kombëtar i Seulit.
Agjencia jugkoreane ka konfirmuar se trupat verikoreane janë tërhequr nga vijat e frontit të luftës kah mesi i janarit.
Koreja e Veriut nisi dërgimin e trupave në rajonin rus të Kurskut në fund të vitit 2024.
Përfshirja e tyre ka ardhur me çmim të lartë. Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë se rreth 300 verikoreanë janë vrarë dhe rreth 2,700 janë plagosur.
Ushtarët verikoreanë thuhej se ishin të papërgatitur për realitetin brutal të luftës dhe terrenin e panjohur. Koreja e Veriut nuk ka pohuar publikisht rolin e saj në luftë, por në tetor presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e mohoi se trupat e saj kishin shkuar në Rusi.