Saka preku dy herë topin me dorë para penalltisë së Anglisë! Si u vodh Holanda në zemër të Evropës

Anglia fitoi të mërkurën 1-2 kundër Holandës në gjysmëfinalen e Euro 2024 dhe gjen Spanjën në finalen e madhe. Sfida nisi me gol për holandezët me autor Xavi Simons, ndërsa Anglia përmbysi në minutat 18-të me penalltinë e Kane dhe në fund të lojës me Watkins.

Në rastin e penalltisë së fituar dhe kthyer në gol nga Kane, mediet kanë nxjerrë edhe videot e një skandali të vërtetë. Në aksion e sipër, vetëm një sekondë para se Dumfries të ndërhyjë gabimisht te sulmuesi, Saka i Anglisë prek dy herë topin me dorë.

Asnjë sinjalizim nga VAR apo nga chipi në top, duke lënë hije dyshimi se Holanda u vodh në mes të Evropës në “Gjermani 2024”. Nëse më herët chipi sinjalizoi një prekje me dorë në zonë nga danezët në Danimarkë – Gjermani dhe “Panzerat” përfituan, dje VAR veproi me dy standarte duke ngritur hije dyshimi.