Sami Lushtaku përfundon intervistimin në EULEX, i konfiskohet telefoni

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku para pak momentesh ka dalë nga zyrat e EULEX-it, ku ishte duke u intervistuar.

Avokati i tij Artan Qerkini bëri me dije se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest.

Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Përndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.