“Science” rendit shqipen si gjuhën e 3-të më të vjetër në botë. Guri: Ky studim i jep fund debateve për origjinën tonë

Gjuha shqipe është vërtetuar me një origjinë mbi 6000 vjeçare pas një studimi shkencor nga 30 gjuheloge. Sipas aktivistit Sazan Guri, vërtetimi se gjuha shqipe është nga e 3-ta më e vjetra nga gjuhët indo-evropiane i jep fund dhe debateve për origjinën e kombit shqiptar.Një studim shkencor ka vërtetuar se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.

Sipas studimit nga mbi 30 gjuhëtare, shqipja renditet e 3-ta nga gjuhët indo-evropiane me një origjinë mbi 6000 vjeçare.Sipas aktivistit Sazan Guri, ky studim i cili vërtetoi lashtësinë e gjuhës shqipe vijnë pas një pune kërkimore prej 10 vitesh. Madje ai thekson se ky studim i jep fund dhe debateve të origjinës së kombit shqiptar.

Sazan Guri: “Me këtë studim 10-vjeçar, këta 30 veta të mbështetur nga 200 të tjerë, pothuajse e kanë shterruar çështjen se cila është gjuha bazë e njerëzimit. Fillimisht quhej gjuhë parake e Evropës, por tani zyrtarisht në gjuhët e para të Evropës shqipja renditet në tre të parat. Këta i dhanë fund debateve 200-vjeçare”.

Gjithashtu Sazan Guri shpjegon se si shqiptarët kanë ruajtur autonominë e gjuhës shqipe edhe pas pushtimeve.

Sazan Guri: “I kanë ruajtur në mënyrë vertikale, sepse nuk e shkruajtën. Sepse e tregoi të drejtë zakonore, të drejtën juridik, e tregoi këngën me lahutë, e tregojnë me fjalë gjyshi me nipin, në formë mitologjie pra”.

Ndërkaq në artikullin e fundit shkencor të “Science” gjuha armene dhe gjuha greke renditen pas shqipes si më të vjetrat me një origjinë 5 mijë vjeçare./oranews