Së shpejti në Muzeun Kombëtar hapet ekspozita “Motrat tona”

Ekspozita “Motrat tona” e artistes feministe Ms. Indefinite së shpejti do të hapet në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ekspozita “Motrat tona” e artistes Ms. Indefinite vjen me 25 nëntor në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës, si një ngjarje artistike që lidh artin me vetdijesimin kundër dhunës ndaj gruas, duke përdorur videoinstalime, instalacione dhe performanca si forma të fuqishme për të shprehur mesazhe kundër dhunës gjinore.

Ekspozita motërzon pikturën shqiptare “Motra Tone”, të piktorit Kolë Idromeno dhe do të hapet në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Ekspozita mund të vizitohet deri me 4 dhjetor.