Segmenti i ri Ersekë-Leskovik ofron pamje piktoreske për të gjithë qytetarët që e përshkojnë këtë rrugë.
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ky segment, ku sipas tij dhuron një udhëtim magjeps përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone.
Kryeministri Rama tregon se në këtë zonë ndodhen llixhat Sarandoporit, vreshtat historikë dhe shumë perlat të tjera të Leskovikut.
“Mirëmëngjesi dhe me segmentin e ri Ersekë – Leskovik, i cili ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë, ku mund të ndalesh në llixhat e Sarandoporit, vreshtat historikë dhe perlat e tjera të Leskovikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.