“Sekt satanik” Pastori kundër Dëshmitarëve të Jehovait: S’shkojnë te dasma e vëllait

Pastori Paulin Vilajeti, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku foli në lidhje me bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Vilajeti u ndal dhe te besimtarët e “Dëshmitarëve të Jehovait”, të cilët i cilësoi si një sekt satanik. Ai nënvizoi se shumë shtete e kanë shpallur të jashtëligjshëm këtë sekt.

“Unë them që “Dëshmitarët e Jehovait” është një sekt satanik, pasi janë njerëz shumë të mbyllur të cilët nuk panojnë të hyjnë në debate.

Është një sekt, ku ka shtete të cilat i kanë shpallur të jashtëligjshëm. Ata janë njerëz që mbjellin urrejtje. T’u thuash njerëzve që martohet vëllai jot dhe ti nuk ke ë drejtë t’i shkosh në dasëm, ky është tmerr i paparë. Nuk i lejojnë të shkojnë në festa familjare, apo të festojnë ditëlindjen e tyre. Është predikimi i tyre, është një sekt të cilin e kam studiuar mirë. Shteti shqiptar duhet t’i shikojë këto grupime që kanë hyrë në Shqipëri”, tha Vilajeti.