Në përgjimet e fundit të të dyshuarit për spiunazh, Hysri Selimi, me një oficer të BIA’s, përmendet edhe emri i Zekerija Qazimit, një imam i dënuar për rekrutim të terroristëve për ISIS-in, i cili ishte liruar verën e vitit të kaluar.
Sipas bisedës, Selimi konfirmon se grupi i Qazimit është duke u rritur dhe fuqizuar, dhe se ai nuk ka ndryshuar ideologjinë, por vetëm retorikën publike për shkak të vëzhgimit.
I dënuari me 10 vjet burgim, akuzohej për përhapjen e ideologjisë radikale dhe për rolin e tij si figurë qendrore në rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in nga Kosova. Ai e kishte bërë xhihadin temën kryesore në predikimet e tij, duke e përshkruar si më të vlefshëm se muajt e tërë të lutjes. Qazimi konsiderohej mentor i Lavdrim Muhaxherit, një nga figurat më të njohura të ISIS-it në Kosovë, dhe kishte lidhje të ngushta me Ridvan Haqifin, udhëheqësin e luftëtarëve kosovarë në ISIS.
Biseda e tretë:
Oficeri i BIA-s: A mund të thuhet se grupi i Zeqës (Zekerija Qazimi) po bëhet secilën herë e më i fortë dhe e ka secilën herë e më shumë njerëz.
Selimi: Po më i madh po bëhet, grupi më i madh se gjithë të tjerët me siguri, më i madh se të tjerët. Tash pas lirimit nga burgu, e ka njëfarë autoriteti. Nuk është se ka ndryshuar, nuk ka ndryshuar mendim. Nuk është se ka ndryshuar ideologjinë. Është po i njëjti njeri. Porse, tash ruhet… A e din se dikush e përcjell.
Oficeri i BIA-s: Dëshiron të thuash se tani ka ndryshuar?
Selimi: Po e ka ndryshuar retorikën.