Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha komentoi vendimin e fundit për organizimin e Kampionatit Europian U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Shakohoxha u shpreh për ‘ Real Story’ se është kundër këtij eventi jo vetëm prej historisë, por për shkak se Serbia është më e dënuar në Europë dhe janë të paaftë të organizojnë një event.
“Ky Europian organiozohet sepse para 2 vitesh presidenti i serbëve Vuçiç i premtoi se do bënin një stadium të ri, nisën punimet para një viti. Sot gjithë shtypi serb thotë na gënjeve dhe për këtë motiv do bëjë europianin. Ky mega event do luhet në fshatarat në Zajecav, Lovsnic, Leskovc Novisad, këto do jenë katër vendet. Serbëve ju dështoi ajo që morën përsipër. Po ndodh një fenomen i shëmtuar, po përdoret çështja që serbët do bashkohen. Kosovën e vodhën disa vite dhe gjënë e vjedhur se mban dot shumë dhe ju rikthye në vendin e vet. Unë jam kundër këtij jo vetëm historisë, por sepse janë federata më e dënuar në UEFA. As kroatët, as slovenët, as anglezët, çdo federatë kur luan në Serbi rekomandon tifozët mos udhëtoni në Serbi sepse ata janë të paaaftë të organizojnë një event sportiv. Serbia e ka fituar europianin, e tentoi në çdo federatë dhe e pranuam ne.
Realisht koha do tregojë që kjo gjëja ishte e shpifur.
Sporti është për popullin. Këtë event a bën për tifozët.”