Një fushatë që di ta bëjë më së miri, i hyri rishtazi Serbia.
Qeveria me seli në Beograd ka marrë iniciativë së fundmi që shqiptarëve të Luginës mbi 30 vjeç me nënshtetësi serbe, e që jetojnë në Kosovë, t’ua pasivizojë adresat, duke u dërguar ftesa që ta veshin uniformën e ushtrisë.
Sipas Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, si kamuflim, këso ftesash iu dërguan edhe disa serbëve, por synimi kundrejt shqiptarëve mbetet i qartë që t’i frikësojë dhe t’i largojë nga listat e shtetësisë.
Ani se shteti serb ka ushtrinë profesionale, nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut atje thonë se trysnia mund të rritet edhe duke kërkuar staf rezervë.
Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar konfirmuan se nuk kanë informacione për diçka të tillë, por sipas kryetarit Nevzad Lutfiu, sapo të kthehet nga vizita zyrtare nga Strasburgu, do të interesohet për këtë temë.