Serbia, pa tifozë në Tiranë

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar Federatën Serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë i bie që të jetë në Tiranë. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Kjo për shkak të incidenteve të më shumë se 10 viteve më parë, që ndodhën në Beograd.