Viteve të fundit kemi libra që tërheqin vëmenje me anë të promovimeve, pa marrë parasysh çfarë vlerë kanë, dhe kemi libra me vlerë që kalojnë në hestje pa hetuar megjithçse autorët e tyre janë historianë të institucioneve tona që njihen jashtë trekëndshi Prishtinë-Shkup-Tiranë.
Kështu, është dashur që të kalojnë disa vjet deri kur na erdhi sivjet në Seminarin ndërkombëtar për gjuhë, letërsinë e kulturanin shqiptare historian austriak Oliver Schmit dhe përmendi në një rast tre historianë kosovarë që sjellin risi,në mesin e tyre edhe Ylber Hyën. Kuptohet, Y.Hysa nuk merret me tekste shkollore ose me një temë të sponzuara, por vërtetë merret me gjurmime serioze dhe pasuron historiografinë tonë me kontribute origjinale. I tillë ështe libri i tij “Shafrani në Kaçanik” që doli në Prishtë (Bard Books 2019) me një parathënje të Ag Apolonit dhe mbeti i pahetuar në trekënshëm Prishtinë-Shkup-Tiranë për kundër risive që na sjell.
Siç duket nga tituuli, libri merret me historinë ekomiko-shoqërore dhe kulturore të Kosovës në shek.XVI, përkatësisht me ngritjen e një bërthamë të re ubanistike në jug të Kosovës (Kaçanik) që soli risi me monumente të reja dhe profesione të reja si dhe me elemente të reja në kuzhinën e Kosovës si Shafrani, që ishte i njohur vetëm në sofrat e familjeve të pasura jashtë Kosovës kurse tani në Kaçanik shërbehej falas në sofrat e Imaretit në Kaçanik që e nërtoi Sinan Pashë Topojani (1506-1596),i cili me meritë u quajt “Themelluesi i Kaçanikut”. Sinan pasha ishte ndër figurat e njohur të shek.XVI pasiqë ishte i vetmi që zuri pesë herë postin e sedriazemit më Perandorinë osmane dhe ishte vali në disa vende në Lindjen e mesme (Egjipt,Siri etj) ku la shumë vepra monumentale duke përfshirë edhe dy qytete në Siri (Kutajfa në Veri të Damaskut dhe Sa’sa në jug të Damaskut).
Si i tillë, Sinan pasha tërhoqi shumë vëmendje të historianëve në mesin e tyre edhe historiani francez Jean Paul Pascual , i cili ia kushtoi atij një hapësirë të madhe në librin e tij për zhvillimin e Damasku në shek.XVI që u botua më 1985. Libir i Y.Hysës duket si version kosovar për Kaçanikun sepse të dy historinët kanë një qasje metotologjike: të ndriçhoet historia ekonomiko-shoqërore dhe kultuore në bazë të dokumentëve të vakëfit. Mirëpo, pioneri i kësaj qasje te ne ishte Hasan Kaleshi (1922-1976), i cili u dokturua më 1960 dhe disertacioni i tij ( që botua në Prishtinë më 1973 dhe 2012) na inspiroi herët me këtë qasje të re në studimet tona. Vetë Y.Hysa u mbështet në studimin e Kaleshit “Veziri i madh Koxha Sinan pasha, vakufet e tij dhe vaukufnamat e tyre” që u botua më 1965 në revistëm Gjurmime albanologjike, ku përmban një botim kritik të vakufnamën që ka të bëjë me Kaçanikun që u legalizua më 23 korrik 1586.
Vërtetë, Y.Hysa e trajtoi këtë temë në librin “Shqiptarët dhe të tjerët”(2009), kurse tani e trajton në mënyrë më të gjerë duke ubazuar në burime dhe stidime në gjuhë të ndryshme (shqip, serbokroatisht, anglisht e gjermanisht) për ta na sjell një histori më ndryshe të Kaçanikut.
Qysh në fillim të librit (f.9) Y.Hysa nuk mohon se ai nuk është i parë po merret me vakëfin e Sinan pashës në Kaçanik, por ai e trajton më ndryshe nga se është fjala për një vakëfin që na soli të vetëmën “fortifikatë-qytet e mdërtuar nga themelli në Kosovë gjatë sundimit osman”, për çka ështuë ruajtur vakufnamja e tij (e legalizuar më 23.7.1586) që “zbërthen shumë fakte nga natyrza historike, juridike, ekonomike dhe kulturore”. Më tutje, autori flet gjerë e gjatë për themelluesin Sinan pashë Topojani (1506-1596), duke e dalluar atë nga Sinanë pashë Vila (të dytë nga Luma) që e ngriti i një vakuf në Prizren me xhaminë e bukur që e dallon edhe sot qytetin, e duke treguar karrierën e pasur si komadant ushtarak, si vali në disa vende e si vetmi njëri që u bë 5 herë vezir i madh (sedriazem) në Perandorinë osmane duke lanë shumë monumente në disa vende.
Nga ana tjetër, në kaptinën “Dy kaçanikat”, që reflektojnë tani “Kaçanikun e vjetër” dhe “Kaçanikun e e ri” autori vë në pah disa gjurmë dardane e romake për rreth, e sidomos kalldërimi romak në gryekë të Kaçanikut dhe stacioni romak në Kaçanikun e vjetër. Mirëpo, Sinan pasha për kala-qytetin e ri shkoi më poshtë, atje ku takohen Nerodima dhe Lepenci dhe ku fillon gryeka që ndan Sharrin nga Karadaku.
Y.Hysa vëren si kjo pozitë e re reflekton sensin stratigjik të Sinan pashës si komdanti i burrështeti sepse gryeka dominon një segment me rendësi të rrugës së vjetër Nish-Shkup që vazhdon deri në Selanik. Duke u mbështetur në shënimet e udhëtatarit francez Ph.Caney nga 1579 del se atje kalimi i kësaj rruge ka qenë shumë i rrezikshëm për udhtarët dhe tregëtarët, ndaj u ndie nevoja për një ndërmmarje të këtillë që do ta sjellte sigurimin për këtë rrugë rajonale dhe lulëzimin e vendbanimit të ri. Për vendbanimin e tij autori kishte një burim të dorës së parë (vakufnamën), që tregon të gjitha objeltet e reja ekonomiko-shoqërore dhe kulturore që u ndërtuan atëherë dhe u bënë bazë e qytetit të ri.
Për të kuptuar më mirë natyrën e vakëfit duhet të kemi parasysh se vakëfi përbën dy llojë objekte: objekte që ofrojnë shërbime falas popullsisë (xhamia, medresja, teqja, hani, imareti/kuzhina popullore etj) si dhe objekte ekonomike që shfrytëzohen me qira dhe mbulojnë shpenzimet e objekteve të para. Kështu, në bazë të këtij burimi del se Sinan pasha ndërtoi në Kaçanik dhe rreth tij : një xhami, një medrese, dy hane, një hamam, një imaret, 27 mullijn e tjera. Në këto objekte tani u paraqiten 37 profesione të reja me 60 punojnës që i prezenton veç e veç autori me pagat e tyre (f.57-60).
Në mesin e ktyre objekteve kemi pasur një risi : imareti ose kuzhina pupullore që ofronte ushqim falas dy herë në dite studentëve,të varëfërve në Kaçanik e rrethin, punojnësëve në objektet e reja si dhe udhëtarëve që ndalen e pushojnë në Kaçanik. Ky institucion i ri, që u paraqit më herët në Shkup dhe ishte i pari në Kaçanik/Kosovë, tërhiqte interesimin e udhëtarëve evropinanë pasiqë që gëzonin ushqim falas dhe më ndytshe./Gazrta Dielli