Ndonëse Donald Trump deklaroi më herët se lufta në Siri nuk i përket SHBA, avionët amerikanë kanë bombarduar në orët e fundit dhjetëra baza të militantëve të Shtetit Islamik në këtë vend.
Komanda Qendrore e SHBA-së e konfirmoi këtë në një deklaratë, duke shpjeguar se operacioni përfshinte “dhjetëra sulme ajrore precize” dhe goditi më shumë se 75 objektiva në Sirinë qendrore duke përdorur disa avionë të Forcave Ajrore të SHBA, duke përfshirë këtu bombarduesit strategjikë B-52, bombarduesit luftarakë F-15. dhe aeroplanët e sulmit tokësor A-10.
“Operacioni kundër liderëve, operatorëve dhe kampeve të ISIS-it u krye si pjesë e misionit në vazhdim për të dëmtuar, degraduar dhe mposhtur ISIS-in, me qëllim që të parandalohet grupi terrorist nga kryerja e operacioneve të jashtme dhe të sigurohet që ISIS të mos përpiqet të përfitojë nga situata aktuale për të rindërtuar veten në Sirinë qendrore”, tha Centcom.