(COMBO) This combination of pictures created on November 07, 2024 shows former US President and Republican presidential candidate Donald Trump (l) attends a Fox News Townn Hall moderated by US television host Harris Faulkner (out of frame), in Cumming, Georgia, on October 15, 2024, and Russia's President Vladimir Putin (R) speaks during the BRICS summit in Kazan on October 24, 2024. Russia's President Vladimir Putin and Donald Trump indicated November 7, 2024 that they were ready to hold talks after the Republican tycoon emerged as the victor in the race for the White House. (Photo by Elijah Nouvelage and Alexander NEMENOV / AFP)

SHBA: Sulmi rus, pushtim i Ukrainës/ DASH e pranon: Agresion i shkallës së plotë

Departamenti amerikan i shtetit, për herë të parë nën udhëheqjen e Donald Trump i është referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, si një pushtim në shkallë të plotë.

Në një postim në rrjetet sociale, ku jepen detaje të marrëveshjes ekonomike me Ukrainën, DASH përdor një term të tillë.

“Marrëveshja forcon partneritetin tonë ekonomik për rindërtimin dhe modernizimin, në përgjigje të shkatërrimit të shkakuar nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë”, thuhet në postimin e Departamentit të Shtetit.

Donald Trump dhe administrata e tij kanë refuzuar shumë herë ta cilësojnë si pushtim sulmin e Rusisë në Ukrainë. Presidenti amerikan madje, disa herë ka akuzuar Ukrainën se ishte ajo që e nisi luftën ndaj fqinjit të saj.

Dy vendet nënshkruan një marrëveshje për mineralet e rralla, në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga burimet e rralla minerare të Ukrainës, teksa Kievi merr mbështetje ekonomike.

Fondi financohet në nivel 50% pikërisht nga burimet e Ukrainës dhe do të rezultojë në projekte afatgjata.

Departamenti amerikan i shtetit thekson se ky partneritet tregon angazhimin e palëve për paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe forcon lidhjet mes dy vendeve.