Ushtria amerikane njoftoi mesditën e së premtes se kishte vrarë liderin e ISIS-it Abu Yousif në një sulm ajror në provincën Deir ez-Zor.
Në deklaratën e saj, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se në të njëjtin sulm, i cili u ndërmor të enjten, u vranë edhe dy operativë shtesë të Shtetit Islamik.
“Ky sulm ajror është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të CENTCOM, së bashku me partnerët në rajon, për të prishur dhe degraduar përpjekjet e terroristëve për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme kundër civilëve dhe personelit ushtarak amerikan, aleatëve tanë dhe partnerëve tanë në të gjithë rajonin dhe më gjerë.”, tha ushtria amerikane në një deklaratë.
CENTCOM Forces Kill ISIS Leader During Precision Strike in Syria
— U.S. Central Command (@CENTCOM) December 20, 2024
On Dec. 19, U.S. Central Command Forces conducted a precision airstrike targeting ISIS leader Abu Yusif aka Mahmud in the Dayr az Zawr Province, Syria resulting in two ISIS operatives killed, including Abu… pic.twitter.com/g3nO68Ye1T
Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi se rreth 8,000 operativë të ISIS-it janë të burgosur në të gjithë Sirinë dhe se organizata synon të përfitojë nga situata aktuale në vend për të depërtuar në objektet e paraburgimit dhe për t’i liruar ata.