Kërkesat për azil në Bashkimin Evropian arritën në vitin 2022 shifrën prej rreth një million, transmeton DW Shqip.
Sipas Agjencisë Evropiane të Azilit vitin e kaluar kërkuan azil 996,000 vetë – pra 53% më shumë se në vitin 2021.
Siria, Afganistani, Turqia, Venezuela dhe Kolumbia, kryesojnë listën e shteteve me numrin më të madh të azilkërkuesve.
Numri më i madh i kërkesave ishte në Gjermani: 244,000, e ndjekur nga Franca, Spanja, Austria dhe Italia.
Ky raport vjen në një kohë kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian po diskutojnë plane të reja për migrimin.
Këto plane kanë në fokus ata që vijnë në vendet evropiane në mënyrë të paligjshme.
Bashkimi Evropian ra dakord së fundmi për një plan sipas së cilit shtetet anëtare duhet të pranojnë një numër të caktuar migrantësh, në të kundërt të paguajnë deri në 20,000 euro për çdo person që refuzojnë.
Megjithatë, Hungaria dhe Polonia e kundërshtojnë këtë plan.
Cila mendoni se do të ishte zgjidhja e duhur për refugjatët?