Shihni se ç’bën një i marrë në timon

Disa persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë, por më shumë incident, të ndodhur të premten e 11 gushtit në Teksas.

Në autostradën afër Arlingtonit, shofer kamioni doli në rrugë me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Shoferi i paidentifikuar po “pastronte” gjithçka përballë tij dhe siç shkruajnë mediat e huaja është arrestuar dhe ende nuk dihet se çfarë u ka paraprirë këtyre skenave dramatike.

Nga përplasja e disa makinave kanë mbetur të plagosur disa persona.

I njëjti person dyshohet se vodhi një kamion dhe një ambulancë nga Arlingtoni diku midis orës 15:00 dhe 16:00 të së njëjtës ditë për t’u larguar.

Përfundimisht, policia bllokoi ambulancën në Virxhinian jugperëndimore dhe i marri u arrestua, sipas një raporti të publikuar të shtunën, 12 gusht.

Kamerat lokale dhe ato të autostradës kanë regjistruar aventurat në rrugë të personit të arrestuar. /tesheshi.com/