Sot në katër komunat veriore të Kosovës po mbahet referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë.
Qendrat e votimit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan janë hapur pa vonesa të mëdha në orën 07:00 të mëngjesin dhe do të mbyllen në 19:00.
Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 e qytetarëve.
Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj.