Akademikët e Havardit i kanë të dokumentuara qartësisht qëndrimet e tyre në lidhje me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare gjatë luftës në Kosovë. Përfundimet e nxjerra prej tyre mund të përmblidhen në tre pika;
1. Kisha Ortodokse Serbe “KOS” gënjeu, shtrembëroi faktet dhe propagandoi, të dhëna të tjetërsuara.
2. Serbët shkatërruan 90% të kullave shqiptare, një të tretën e xhamive (225/600) dhe kishën katolike në Gjakovë, jo NATO.
3. Serbët shkatërruan një muze përkujtimor në Prizren dhe arkivin në Prishtinë.
Shkatërrimi i trashëgimisë shqiptare në Kosovë
(Shoqëruar me fotografi)
Në vëllimin “Destruction of Islamic heritage in the Kosovo war, 1998-1999” publikuar më 2014 me autorësi të Sabri Bajgora, Robert Elsie, Petrit Selimi, András J. Riedlmayer theksohet mes të tjerash se “Një luftë e ngjashme propagandistike u zhvillua gjatë konfliktit që u zgjerua në Kosovë, me të dyja palët, serbët dhe kosovarët, duke ngritur pretendime gjithëpërfshirëse në lidhje me masën e qëllimshme të dëmtimit dhe spastrimit kulturor. Qeveria serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe administrojnë disa faqe në internet, që shkojnë më tej në ngritjen e akuzave mbi sulmet ajrore të NATO-s që sipas tyre sollën shkaktim të madh. Shkatërrimin e kishave dhe manastireve të tyre fetare. Ky dëm u raportua gjerësisht në media ndërkombëtarisht. (pasi makineria kriminale propagandistike, gjeti një mënyrë për tu viktimizuar) Hulumtimi i kujdesshëm i pasluftës nga Akademikët e universitetit të Harvardit, Andrew Herscher dhe András Riedlmayer demaskuan shumë nga gënjeshtrat, ndërsa bënë një vlerësim objektiv të dëmit shumë real dhe të gjerë te xhamitë, kishat, arkivat dhe ndërtesat popullore, bërë nga forcat në terren.
Dy ura osmane gjoja të shkatërruara nga NATO, për shembull, ishin në fakt të paprekura. Dëme të mëdha në kishën katolike të Shën Antonit e njohur edhe si Kisha e Shna Ndout në Gjakovë, siç thuhet i bombarduar nga NATO, ishte në të vërtetë kryer nga ushtarët serbë. Muzeu Memorial i Lidhjes së Prizrenit nuk u shkatërrua nga një ‘raketë e NATO-s’ por nga Policia serbe në mars të vitit 1999 duke përdorur granatahedhës. Edhe pse trashëgimia e paçmuar ortodokse (e vetquajtur) serbe e Kosovës është dëmtuar gjatë konfliktit të Kosovës dhe më pas (dhe vetë Serbia me të vërtetë humbi disa ndërtesa nga sulmet e NATO-s), është kryesisht trashëgimia myslimane, si në Bosnje, që u shkatërrua masivisht nga lufta.
Një e treta e xhamive historike të Kosovës u shkatërruan ose u dëmtuan, kështu ndodhi edhe me 90 për qind kullave tradicionale (kulla-shtëpi prej guri), si pasojë e fushatës së spastrimit etnik që ndoqi modelin e nisur Bosnjë, dhe u përkeqësua nga mësimet e efikasitetit të nxjerra atje. Shkatërrimi i trashëgimisë arkitekturore jo-serbe të Kosovës ishte një element i planifikuar dhe metodik i spastrimit etnik./Përgatiti Elis Buba / US Albanian Media Group