IPK ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali bëhet fjalë për Muhamet Kajtazin.
Ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.
Të njëjtit kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Bëhet fjalë për të pamen e Faton Hajrizit, u cili para disa ditësh u varros në vendlindjen e tij, pasi trupi i tij erdhi nga Serbia.
Edhe në një fotografi që ka qarkulluar në rrjet, shihet se një numër policësh kanë shkuar për ngushëllime te familja Hajrizi.