Inteligjenca artificiale ka arrritur të deshifrojë një pjesë të shkrimeve antike. Cuneiforma, gjuha me simbole që përdorej që në shekullin IV p.e.s nga babilonasit, persianët e të tjerë popuj, janë forma më e lashtë e shkrimit, por janë shumë të paktë studiuesit në botë që arrijnë ta përkthejnë, dhe për këtë arsye një grup izraelit arkeologësh dhe informaticienësh kanë krijuar një program për këtë qëllim.
Rezultatet e para janë premtuese, por ka ende vend për perfeksionim, pasi projekti konsiderohet mjaft i rëndësishëm drejt dijes, për të kuptuar më tepër për traditat e lashta të panjohura.
Programi bazohet mbi të ashtuquajturën përkthim automatik neural, i njëjti që përdoret edhe nga Google Translate, që funksionon duke konvertuar fjalët në numra, e më pas i përkthen në gjuhën tjetër me një konstruksion sintaksor më të saktë.
Nga testet e para, ChatGPT ka arritur rezultate të kënaqshme, me një sukses prej 37 shkallë nga 100 të përkthimit.
Gazetar Artur Mata