Shkrimtari Salman Rushdie shfaqet për herë të parë në publik pasi u sulmua me thikë

Shkrimtari iranian Salman Rushdie bëri paraqitjen e tij të parë të paparalajmëruar në publik të enjten në darkën gala vjetore PEN America në Nju Jork, raportuan mediat amerikane.

“Është bukur të kthehesh, në krahasim me moskthimin, gjë që ekzistonte si mundësi. Më vjen shumë mirë që zari u kthye në këtë drejtim”, u tha Rushdie të pranishmëve në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, ku u prit me ovacione.

Në vitin 1989, udhëheqja islame e Iranit i imponoi një fetva kundër Rushdie për shkak të romanit “Vargjet Satanike”, pas së cilës ai jetoi nën mbrojtjen e sigurisë për dekada.

Gushtin e kaluar, Rushdie u sulmua me thikë nga ekstremisti i ri islamik Hadi Matar në një mbrëmje letrare në Nju Jork, nga e cila shkrimtarit iu desh shumë kohë për t’u shëruar dhe humbi përgjithmonë shikimin në njërin sy.