Shkroi historinë e volejbollit shqiptar, ndahet nga jeta Vangjel Koja

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja.

Homazhet do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.

Karriera e Kojës nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane. Versus.al