Rezidenca e Cara Delevingne prej 7 milionë dollarësh në Los Anxhelos u shkrumbua nga një zjarr shkatërrues mëngjesin e së premtes, 15 mars. Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha për mediat se shtëpia u përfshi nga flakët pak para orës 4 të mëngjesit të së premtes dhe flakët ishin aq intensive sa iu deshën 94 zjarrfikës dhe më shumë se dy orë për t’i shuar.
Për këtë ngjarje të rëndë, modelja pati një reagim në rrjetet sociale, ku dha një mesazh të fortë.
“Më është thyer zemra sot… Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë në një çast. Prandaj vlerëso atë që ke. Faleminderit nga zemra për të gjithë zjarrfikësit dhe ata që u paraqitën për të ndihmuar ”, shkroi modelja.
Postimi i modeles, Cara Delevingne
Në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi nuk kishte asnjë banor teksa deri më tani hetuesit nuk kanë dyshime që bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.