Shqipëria, anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Paris.

Lajmin e dha ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

“Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë”, shkruan ministri që i shpreh mirënjohje edhe ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të ministrisë së jashtme për punën e bërë.