Shqipëria blen një flotë dronësh Byaraktar

E gjitha kjo, siç ka prezantuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në funksion të sigurisë kombëtare, luftës kundër krimit dhe kultivimit të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike, apo emergjencave civile e deri tek mbrojtja e territorit dhe mbledhja e informacioneve gjeohapësinore.

Një falënderimin për këtë marrëveshje të arritur, kreu i Qeverisë e ka bërë për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili edhe e ka ndërmjetësuar këtë marrëveshje dhe ka lehtësuar gjithë aspektet procedurale me kompaninë që prodhon dronët.

Çfarë janë dronët Bayraktar?

Të lehtë, ekonomikë dhe të manovrueshëm nga distanca.

Emrin, mbajeni mend mirë… Ata quhen Bayraktar!

Lufta në Vietnam, protagonist pati Kallashnikovin, të njohur shkurtimisht si AK-47.

Lufta në Afganistan pati Stinger-in, predhën e famshme kundërajrore, të cilën mund ta përdorte çdokush.

Lufta në Ukrainë, protagonist deri tani, ka pikërisht dronët ushtarakë turq Bayraktar.

Ato, Ukraina i ka blerë nga Ankraja, pikërisht për t’u mbrojtur nga agresioni i Vladimir Putinit, i cili e mori vendimin radikal më 24 shkurt.

Nëse edhe vetëm gjysma e vrasjeve që Kievi pretendon se i ka shkaktuar Ushtrisë ruse (rreth 12 mijë), e gjithë merita – ose të paktën pjesa kryesore e tyre – është e Bayraktar-ëve.

Falë strukturës së tyre, ato mund të kalojnë çdo linjë mbrojtjeje të rusëve dhe të godasin pikërisht aty ku dëshirohet dhe ku më shumë u dhemb kundërshtarëve.

Synimi kryesor deri tani, duket se kanë qenë kamionët e logjistikës, transportuesit, cisternat e ndryshme, apo edhe rrugët e komunikimit.

Ai, teknologjikisht nuk është shumë i avancuar, por efektshmëria që ka e bën të shkëlqeje.

I njohur ndryshe si BT2, Bayraktari është një dron bombardues.

Operatori, i cili e drejton, është në distancë dhe jeta nuk i cenohet. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ai rri tërësisht jashtë luftës.

Në terma konkretë, me aq sa është vërtetuar nga luftëra apo aksione të mëparshme me Bayraktar-ët, në Etiopi ka një rast kur me një predhë të vetme të dalë nga ai, u vranë 53 persona.

Droni është “i shkathët”, i vogël, ekonomik, mbi të gjitha, letal!

Frenimin e avancimit të Ushtrisë ruse në territorin ukrainas, duhet t’ia dinë atij për falë.

Ai është aq praktik, sa mund të ngrihet në fluturim edhe nga një rrugë e thjeshtë. Kamerat e tij mundësojnë fushëpamje të gjerë.

Një aspekt tjetër interesant, është fakti se ato, i prodhon kompania e dhëndrit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Debutimin në fushëbetejë e ka pasur në luftën kundër Isis-it në Siri. Më pas, ndaj forcave të Bashaar al-Assad.

Betejat e radhës të Bayraktar-ëve u zhvilluan në Libi. Më tej, në konfliktin në Nagorno-Karabakh, ku i dha fitoren Azerbajxhanit kundrejt Armenisë.

Në Etiopi, shpëtoi Qeverinë nga rrëzimi kundër rebelëve në Tigray.