Shqipëria po shkëmben më pak mallra me Turqinë këtë vit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-tetor, u blenë produkte me vlerë 688.87 milionë euro.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importet janë rrudhu me rreth 233 milionë euro apo 25.3 për qind.
Ecuri e ngjashme rezulton edhe në kahun tjetër, atë të eksporteve. Në harkun e 10-mujave janë eksportuar mallra me vlerë 43.2 milionë euro, nga mbi 51 milionë një vit më parë.
Pavarësisht rënies së të dy treguesve, Shqipëria thelloi deficitin tregtar, pra raportin mes importeve dhe eksporteve me Turqinë në harkun e muajve janar-tetor. Treguesi përllogaritet në 645.5 milionë euro më pak mallra te blerës e të shitur me Turqinë.
Ndonëse me luhatje, investimet turke në vend vijojnë të jenë në rritje. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, kompanitë turke sollën në vend një kapital me vlerë mbi 55 milionë euro.
Qeveria e Shqipërisë e konsideron Turqinë si aleat strategjik edhe në rrafshin ekonomik, veçanërisht në drejtim të tregtisë dhe investimeve.