Me konfirmimin e medaljes së artë të Luiza Gegës, Shqipëria renditet e 20-ta në listën e medaljeve në Lojërat Evropiane.
Shqipëria ka medalje të arta me Alvin Karaqin e Luiza Gegën.
Kështu Shqipëria aktualisht lë prapa Greqinë, Rumaninë, Slloveninë, Serbinë, Norvegjinë, Estoninë, Finlandën e Izraelin që kanë nga një medalje të artë. Po ashtu lë prapa edhe shumë vende që nuk kanë medalje të artë e nuk kanë fare medalje. Në Lojëra Evropiane garojnë sportistë nga 48 shtete të ndryshme.