Shqipëria nuk e dha votën pro një deklarate të cilën Bashkimi Europian përgatiti për çështjen e dialogut Prishtinë Beograd.
Kjo ishte deklarata ishte hedhur për t’u votuar më 19 shtator me titull “Dialogu Prishtinë-Beograd, Deklaratë e përfaqësuesit të lartë në emër të Unionit Europian në pritshmëritë nga Serbia dhe Kosova”.
Përmes kësaj deklarate e cila duhet të merrte aprovimin e të gjitha vendeve anëtare të BE përfshi edhe vendet kandidate siç është Shqipëria, kërkohet në emër të Bashkimit Europian që palët në këtë dialog të “vijojnë përfshirjen konstruktive në mirëbesim dhe zbatimin e propozimi të BE-s”.
Nga Italia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama dha këtë shpjegim se përse Shqipëria vendosi mos të linjëzohej me BE, siç ka ndodhur në të shkuarën:
“Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së, është një deklaratë që nuk ka problem në vetvete, pasi adreson gjithçka është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Borrel, lidhur me detyrimet e Kosovës, në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit”.
Kryeministri Rama tregoi se cilat janë pritshmëritë e Shqipërisë nga BE, në një kohë kur Serbia mbajti një ditë zije për katër terroristët e vrarë të dielën.
“Deri në momentin kur nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Europian, për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë”.
Ky qëndrim i Shqipërisë shprehur nga kryeministri Edi Rama kërkon ti thotë Brukselit se në atë ngjarje Kosova ishte viktimë e një agresioni të pastër terrorist dhe për këtë BE, duhet të shprehet qartësisht dhe aspak me një gjuhë të rrumbullakosur.
Deklarata e Borrel që mori mos-aprovimin e Shqipërisë, kërkon që de-eskalimi situatës, duhet të përfshinte mos përdorimin e forcave speciale.
Por si mund të ndodhë kjo kur një grup i armatosur serb hyn në territorin e Kosovës duke vrarë policin Afrim Bunjaku? Në të tilla kushte, Shqipëria i ka thënë jo për herë të parë një qëndrimi të Bashkimit Europian, duke qenë kështu në një linjë me Kosovën.