Kjo listë e kuqe për Europën Juglindore, radhit objektet kulturore që janë më të rrezikuara për t’u trafikuar në mënyrë klandestine. Ndër to ka edhe objekte nga Shqipëria.
Bizhuteri, terrakota, veshje të lashta janë ato që paraqiten në këtë publikim të këshillit ndërkombëtar të muzeve, për të paralajmëruar koleksionistët e muzetë për të mos i bërë pjesë të tyre pa certifikatën e origjinës. Por kjo i vjen në ndihmë veçanërisht autoriteteve të sigurisë.
Në këtë takim në vëmendje ishin edhe muzetë, për rolin e tyre jo vetëm kulturor, por edhe social. Në Shqipëri janë rreth 53 qendra muzeore që dëshmojnë kulturën dhe zhvillimin social dhe politik të vendit, disa të sapo hapur e të tjerë në të njëjtat kushte që nga ngritja e tyre.
E ndërsa flasim për muzetë, si një orientuesit më të rëndësishëm kulturor të një vendi, është e paevitueshme fakti i rikonceptimit të shumë prej tyre.