Me ndeshjet e së martës mbrëma kanë përfunduar kualifikimet e rregullta për Euro 2024. Tashmë dihen 21 përfaqësueset që verën e ardhshme do të garojnë në Evropianin në Gjermani. Tri përfaqësueset e fundit përcaktohen përmes plejofit.
Në mesin e pjesëmarrëseve të Euro 2024 është Shqipëria. Si fituese e grupit E, Shqipëria do të zë vend në vazon e dytë për shortin e Evropianit. Shqipëria ka fituar grupin E të kualifikimeve, duke lënë prapa Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. I kishte katër fitore, tri barazime e një humbje.
Për kuqezinjtë është pjesëmarrja e dytë në Evropian. Në Euro 2016 ishte në vazon e katërt për short.
Tani është në vazon e dytë dhe kjo i jep më shumë gjasa për ta kaluar fazën grupore. Të paktën në letër, do të ketë dy kundërshtarë më të dobtë në grup.
24 përfaqësueset do të ndahen në gjashtë grupe për Evropian. Nga secila vazo do të jetë nga një përfaqësuese në grup.