“Shqipja më e vjetër se latinishtja”

Historiani grek Dhimitri Bethanis sqaron se ilirët luftuan në luftën e Peloponezit përkrah grekëve, kjo do të thotë se ata ishin një popull vëllazëror me grekët…

Pas periudhës klasike, momenti kur u futën në histori përsëri ilirët, ishte koha kur Gjergj Kastrioti përballoi sulltan Mehmetin II. Gjergj Kastrioti i bashkoi ilirët e grekët në betejën e tyre kundër osmanëve, që kishin pushtuar territoret tona…

Lëvizja e tretë është ajo e Ali Pashë Tepelenës, i cili synonte të krijonte Greqinë e re kundër osmanëve.

Ali Pashai donte të bënte Greqinë e re dhe të largonte turqit, dhe pas vdekjes së tij, të gjithë gjeneralët e ushtarakët e tij luftuan në revolucionin grek, për pavarësinë e Greqisë!

Edhe ky i bashkoi shqiptarët e grekët në një kauzë të përbashkët. Edhe këtu tregohet se nuk kemi ndryshim mes dy popujve.

Pasi ra Perandoria turke gjithandej, nga Iliria, u krijua një shtet, që quhet Shqipëria.

Italia dhe Austro-Hungaria ndikuan që të mos ecin bashkë grekët e shqiptarët, por të krijohen dy shtete Shqipëria dhe Greqia.

E veçanta e Shqipërisë është gjuha e tyre e lashtë, ilirishte, e vjetër sa Sanskrishtja, Persishtja e lashtë dhe Greqishtja e lashtë dhe për mendimin tim, më e vjetër se Latinishtja.

(Kurse historiani katolik shqiptar, Kolec Topalli, na del me pretendimin se shqipja rrjedh nga latinishtja – kësaj i thonë me e dashtë tjetrin, ma shumë se veten…).

Por edhe pse kishin gjuhën e tyre të veçantë, ilirët nuk kishin kurrë alfabetin e tyre – shkruanin gjithmonë me alfabetin grek – zgjodhën alfabetin latin vetëm në shekullin e 20-të. Kështu që sipsas historisë, gjatë gjithë kohës, populli grek dhe ilir – që janë shqiptarët e sotëm, kanë qenë dy popuj vëllazëror, që kanë qenë bashkë në 4000-5000 vjetët e fundit.

Ne kemi trashëguar dy popuj vëllazërorë nga paraardhësit tanë dhe kështu duhet t’i dorëzojmë te fëmijët tanë, se janë disa grekë e shqiptarë të trashë, që duan të fusin grindje e intriga…

Ne nuk duhet të lejojmë disa njerëz të paditur, që nuk e njohin historinë, të dalin me ide që mohojnë historinë dhe prishin marrëdhëniet me shkaqe të pakuptimta. Ne duhet t’i japim një hisori të përbashkët këtyre dy vendeve.