Komuniteti shqiptar ka jetuar në territorin e Ukrainës që nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Shqiptarët u vendosën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, pjesërisht në Odesë dhe në zonat rurale. Gjysmë shekulli më vonë, disa nga kolonistët e Ballkanit migruan në Detin Azov, ku gjithashtu themeluan disa fshatra ku jetojnë pasardhësit e tyre sot.
Ne arkivin e tyre ruhen një numër i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetësh qe kur kane ardhur këtu. Duke mos pasur një dore përkujdesje dhe me kushtet ekonomike kjo dege kulture shkon drejt asimilimit. Gjuha shqip ka pesuar pak ndyrshime, si pasoje e lidhjeve të ngushta me bullgarisht,dhe gagauzisht, ukrainisht si edhe rusisht.
Në shekullin XVI, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë (toskë), migruan në pjesën e Bullgarisë lindore, e cila në atë kohë i përkiste Perandorisë Osmane. Shqiptarët jetuan për tre shekuj midis bullgarëve dhe gagauzëve. Shqiptarët migruan në territorin e Ukrainës në mes të shekullit të XVIII, kur këto toka ndodheshin nën pushtimin e perandorinë ruse.
Në atë kohë, shumica e tyre përbëhej nga vullnetarë shqiptarë që kishin shërbyer në Marinën ruse gjatë luftës ruso-turke. Pasi lufta mbaroj, u vendosën rreth Odesës. Ka dy rrugë të njohura të lidhura me shqiptarët në qendrën historike të Odesës – Mala Arnautska dhe Velyka Arnautska. Në shekullin XIX, shqiptarët ortodoksë u quajtën “arnautë”.
Një nga shkaqet e zhvendosjes së shqiptarëve gjatë viteve 1806-1812 në Besarabi ishte për shkak të shtypjes kombëtare dhe fetare në Ballkan, që ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Disa mijëra familje ortodokse shqiptare refuzuan konvertimin në fenë islame dhe filluan të kërkonin për një vend të ri për të jetuar. Në atë kohë kishte, shumë vende të pabanuara ishin në Besarabi dhe Priazovi.
Sipas burimeve të ndryshme, komuniteti i shqiptarëve të Ukrainës ka midis 5,000 dhe 10,000 anëtarë, ndërsa më pak se gjysma e tyre flasin gjuhën shqipe. Përveç fshatrave në Besarabi dhe Priazovia, shqiptarët gjithashtu jetojnë në qytete të tilla të mëdha, si: Odesa, Izmail, Donetsk, Luhansk, Kyiv, Kharkiv, Lviv, etj.
Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu (fakti interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët festojnë Shën Gjergjin, prandaj edhe shqiptarët e edhe gagauzët bëjnë kurban).
Fshati Karakurt ndodhet afër Bolhradit në Besarabia. Fjala “Karakurt” vjen nga Turqia që do të thotë “Tokë e zezë “. Ky është emri i një prej merimangave më helmuese. Ndoshta misteri nuk do të zgjidhet kurrë: pse kolonistët shqiptarë, bullgarë dhe gagauzianë e quajtën me këtë emër fshatin që ata themeluan në vitin 1811.