Refik Hasani
Shqiptarët në Serbinë Jugore, jetojnë në kushte pushtimi, u janë ekzpozuar frikës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.
Edhe media të huaja po shkruajn, institanca nga SHBA, BE-ja e OKB-ja gjithnjë e më shumë po konstatojnë e raportojnë mbi diskrimininin në rritje ndaj shqiptarëve në Krahinën që përfshin Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë, dhe Krahinën e Sanxhakut.
Ne, Shqiptarët në Serbi përkundër mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992, dhe luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, jemi Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Mekanizma të BE-s, do të duhej marrë seriozisht shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive, Serbia nuk mund të diskriminojë pakicat, veçmas Shqiptarët.
Diskriminini që ka prekur kufinjtë e segregacionit, racizmit dhe aparteidit.