Shqiptarët në të dy anët, Adriatiku në mes

Shkruan: Fahri XHARRA

Shqiptarët pë studjuesin e mirënjohur Hahn janë stërnipërit e Pellazgëve të famshëm , pellazgëve kanë banuar të parët që nga kohërat primitive në Epir, Makedoni, Illiri në Greqi (Hellade dhe Péloponèse ) si dhe një pjesë të konsiderueshme të territore të Italisë. Sipas autorit të “ Studimeve shqiptare” shqiptarët ishin në të gjitha anët e provincës helenike si Greqisë kontinentale . Edhe në Atikë ,Megaridë , Argoride , Beoti ishin. Por Hydra , Specia, Porosi, Salaminet, Eubea meridionale ishi ekskluzive shqiptare’ kështu sgkruante Elena Gjika në “ Les Albanais des deux côtés de l’Adriatique Dora d’Istria 1866 “

Shqiptarët e Italisë meridionale janë shumë krenar për emrin me famë se janë pasardhësit e : e pellazgëve hyjnor “ të Homerit , këtyre pellazgëve të cilët lindën “para Hënës “ ,këta bij pellazg” , “njeriu i parë i rritur në tokë” të cilët kishin ndërtuar “ qytetet e para që i shikonte Dielli “

Shqiptarët , shkruante Dora D`Istria e kishin nderin të jenë etërit e Filipit të II, Aleksandrit të Madh, Aristotelit , Pirros, mbretëreshës Teuta, Kurse historiani i Napolit Summonte i raportonte princit të Tarentes ,për një letër që e kishte marrë nga Skenderbeu në shek. e XV-të ;“ ti nuk i njeh shqiptarët e mi, neve trashëgimtarëve të Epirotëve të cilët e kishin lindur Pirron , armikun e madh të romakëve, si dhe kishin lindur Maqedonasit që e dhanë fitimtarin më të madh të kohërave Aleksandrin .
Gli Arbëreshë arrivarono come fecero i Pelasgi albanesi 4000 anni fa; i Greci non hanno capito i miti in lingua pelasgo albanese – E. Bidera (1850) Pra në librin “ Dyzet shekuj të Sicilisë pellasge” Emanuele Bidera në vitin 1850, shkruante ‘ Arbëreshët erdhën ashtu si pellazgët para 4000 vjetësh “
Jemi tani me arbëreshët në tokat e të parëve të tyre pellazgëve të cilët ende nuk e kanë harruar Krujën legjendare , zakonet shqiptare , dasmat shqiptare dhe urrejtjen ndaj muratëve që i shporrën nga Shqipëria.