Shqiptarët “pushtojnë” botën pas fitores me Serbinë

Fitorja në Serbi është festuar gjatë gjithë mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit. Jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në çdo shtet tjetër ku ka shqiptarë.

Shqiptarët në qendrat më të mëdha të rajonit dolën në rrugë. Në Tuz të Malit të Zi pati spektakël fishekzjarresh sapo përfundoi ndeshja.

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u krijuan radhë të gjata automjetesh. Rrugët e Dyseldorfit në Gjermani u skuqën nga flamujt kuqezi.

Këngët patriotike kumbuan edhe në Mynih.

Shqiptarët e Zvicrës nuk munguan në festën madhështore për fitoren e Kombëtares. Festës iu bashkuan edhe shqiptarët e Nju Jorkut përtej kontinentit. Siç duket edhe në këto pamje, festa e tyre ka zgjatur për orë të tëra.