Këpucë që lidhet me një gisht: ideja e ka zanafillën e zgjuarsisë së Alban Ajdinit, 40 vjeçarit nga Manduria (Taranto) me origjinë shqiptare, të cilit për këtë arsye patenta u njoh nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, shkruan albinfo.ch.
Quhen “Këpucë që lidhen me njërën dorë apo gisht” dhe janë krijuar për të ndihmuar persona me aftësi të kufizuara, por edhe për të ofruar një alternativë të vlefshme në situata emergjente, ato në të cilat duhet të vishni këpucë me një farë nxitimi.
Me një dizajn të thjeshtë por funksional, mbathjet e krijuara nga Alban braktisin lidhëset , të cilat nuk janë komode për t’u lidhur, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në vend të tyre ka dy shirita elastikë , të cilat me një lëvizje të thjeshtë, lejojnë këdo që të veshin këpucët me lehtësi.
Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale i dha Albanit patentën pas depozitimit të prototipit.