Një 31-vjeçare greke ka zbuluar rastësisht në Bashki është martuar me një emigrant shqiptar pa dijeninë e saj.
Zbulimi tronditës për 31-vjeçaren, ndodhi kur kjo e fundit aplikoi një muaj më parë online për t’u martuar me të fejuarin e saj.
Por në përgjigje të kërkesës së saj, 31-vjeçares i erdhi një email që i tregonte se ajo rezultonte e martuar me një shqiptar.
Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte dorëzuar në gjendjet civile në Selanik një certifikatë martese, për t’u regjistruar në sistem si bashkëshort i shtetases greke për të përfituar në këtë mënyrë leje qëndrimi në Greqi.
Sipas avokatit të saj, 31-vjeçarja ka rënë pre e një mashtrimi, pasi shqiptari i kishte vjedhur kartën e identiteti, të cilën e përdori për t’u celebruar me të pa dijeninë e saj.
Autoritete greke po punojnë për zbardhjen e potë të ngjarjes.