Hapja e një “Vatikani Bektashi” në Tiranë ka bërë jehonë në të gjithë botën.
Madje gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar faqen e pare ne versionin print te se dieles (22 Shtator), me lajmin mbi krijimin e Urdhrit Bektashi, referuar deklarates publike te kryeministrit Edi Rama dite me pare dhe konfirmimit nga vete Kryegjyshata Boterore.
Një foto e madhe e Baba Mondit në krye te gazetës më të rëndësishme të botës nuk e kishte nxjerrë kaq shumë në publicitet Shqipërinë.
Shkrimi ka për autor Andrew Higgins dhe fotot janë firmosur nga Hilary Sëift.
Kryeministri Edi Rama e përmendi çështjen po në një tjetër ambient të rëndësishëm të OKB-së ditën e djeshme, në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Ne foto eshte pikerisht faqja e pare e ‘The New York Times’, me Baba Mondin perpara kryegjyshates, foto e bere nga Hilary Swift.
Faqja e parë e gazetës “The New York Times”