Si e bindi Trump Netanyahun të pranojë marrëveshjen për Gazën?

Presidenti i SHBA Donald Trump ka zbuluar se i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të pranonte planin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të Hamasit.

Në një intervistë për Channel 12, Trump tha se i kishte thënë Netanyahut:

“Bibi, ky është shansi yt për të fituar”, duke shtuar se Netanyahu fillimisht kishte rezerva, por në fund pranoi.

Trump bëri të ditur se telefonata me Netanyahun ndodhi të premten, para se ai të bënte thirrje publike për ndalimin e bombardimeve në Gaza, raporton Axios.

“Me mua, duhet të biesh dakord,” tha Trump me ton të prerë.

Sipas tij, SHBA është shumë pranë një marrëveshjeje për të ndalur luftimet dhe për të liruar pengjet.

“Të gjitha vendet e mbështesin planin,” deklaroi ai.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Netanyahu urdhëroi një pauzë të ofensivës në Qytetin e Gazës dhe një ndalim të sulmeve ajrore, për të nisur zbatimin e menjëhershëm të fazës së parë të planit Trump.

Në të njëjtën kohë, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump, po udhëtojnë drejt Egjiptit për të finalizuar detajet teknike të marrëveshjes së paqes dhe lirimit të pengjeve.

Trump iu referua edhe Presidentin turk Erdogan, për të cilin tha:

“Erdogani është i ashpër, por ai është miku im – dhe ka qenë i shkëlqyer për të shtyrë Hamasin të ecë përpara.”

Në fund, Trump theksoi se lufta në Gaza e ka izoluar Izraelin ndërkombëtarisht, ndërsa vetë synon t’i rikthejë mbështetjen globale:

“Bibi e teproi dhe Izraeli humbi mbështetjen e botës. Tani unë do ta rikthej.”