Mbi Charles Telford Ericksoni dhe veprën e tij “Shqiptarët – Enigma e Ballkanit”
Libri Shqiptarët – Enigma e Ballkanit, i shkruar, por i pabotuar nga Charles Telford Ericksoni, duhet t’i ketë kushtuar atij vite dhe dekada studimi, vëzhgimi, perceptimi dhe, më në fund, hedhjeje në letër të subjekteve nga më të vjetrat, më të panjohurat dhe më interesantet rreth historisë së Shqipërisë. Njohja e thellë e mendësisë së shqiptarit me të cilin ai ka jetuar tre dhjetëvjeçarë si i barabartë me të në vuajtje, mjerime, brenga vetjake e kombëtare, është ndërthurur, në formën më të shkëlqyer, me kulturën e tij të jashtëzakonshme, me njohjet e tij të gjithanshme për botën, që nga feja deri te shkencat e kohës kur ai jetoi.
Burimi I dokumentave të Ericksonit është “Erickson Collection, Yale University Divinity School Library.” Vëllimi “Libri Shqiptarët – Enigma e Ballkanit” është publikuar në shqip në një set me tre vëllime, i përgatitur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha që në 2012. Përmbajtja është një biografi e thelluar e jetës dhe veprimtarisë së misionarit Charles Telford Erickson, (burimi I parë i të dhënave të këtij artikulli) themelues i shkollave amerikane në Shqipëri ; dhe dy vëllimet studimore të Ericksonit, “Shqiptarët – enigma e Ballkanit”. (burimi i dytë i të dhënave të këtij artikulli).
Pikturë në tavanin e Sallonit të Dianës brenda Pallatit të Versajës
Pikturë në tavanin e Sallonit të Dianës brenda Pallatit të Versajës ku paraqiten simbole të kombit shqiptar, ka bërë të diskutohet jo pak dhe interpretimet kanë qenë të dyzuara dhe në kondrapuntë me njëra-tjetrën. Historikisht është fakt i njohur se më shumë se 8000 shqiptarë kanë luftuar në luftërat fetare të Francës, të njohur si “Stradiot Albanais”.
Diana, që i ka dhënë emrin kësaj salle, ishte hyjneshë romake, por edhe ilire, që e nderonin si zonja e pyjeve dhe e lëndinave, mbrojtese e kafshëve të egra, mbrojtësja e burimeve dhe e lumenjëve, mbrojtese e grave, hyjnesha e drites, mbrojtëse e fertilitetit të natyrës. Diana nderohej nga gratë romake dhe ilire, si hyjnesha e fekondimit dhe e lindjes, si e përshkruan Ovidio në Fasti, III, faqe 397.
Shume historianë, që i janë dedikuar studimeve rreth kësaj hyjnie, thonë se kulti i Dianës është më antik, është parahelen.
Mërkur Bua Shpata, pinjoll i sojit Bua, zotër me nam në Artë, që nga koha e Gjin Bua Shpatës ishte drejtues luftëtar “stradiot” që lufta e thërriste çdo çast dhe pak qëndronte në Venedik apo në Treviso e Bergamo, Verona, Milano etj. Atdheu i tij i vërtetë ishin vendet ku luftonte. Disa herë kishte ndërmjetësuar pranë Venedikut të vinin forca të reja stratiotësh nga Morea dhe nga brigjet shqiptare. Flamuri i Mërkur Bua Shpatës, ishte pikërisht Shqiponja dykrenare në shesh të kuq. Një paraqitje të këtij flamuri e kemi të dokumentuar edhe sot. Është pikërisht flamuri I kuq me shqiponjën e zezë dhe kryqin e Shën Andreas, një dhuratë nga Madhështia e tij Cesareane Perandori Maximilian, për kapitenin e përgjithshëm të kalorësisë, nga soji Bua.
SHQIPJA DYKRENARE: QË NGA ZEUSI PELLAZGJIK, ILIRIA, PIRROJA, KONSTANDINI I MADH E SKËNDERBEU, – SIMBOLI SHQIPTAR QË BOTA E MORI BASHKË ME KONTRIBUTIN E KËSAJ RACE” – Charles Telford Erickson
Kosntandini ndryshonte në karakterin e tij shumë pak prej bashkëkohësve të tij ilirë
“Decius, Claudius II, Aurelian, Probus, Carus, Carinus dhe Nemerian djemtë e tij, Diokleciani dhe Maximiani, Constantius Chlorus, Gelerius, Constantine I, (The Great) dhe Licinus. Linja e Konstandinit vazhdoi edhe në Perandorinë e Bizantit. Por le të ndalemi këtu në historinë e Dioklecianit. Jeta e tij filloi në mënyrën më të thjeshtë. Prindërit e tij ishin skllevër, kujdestar në shtëpinë e një senatori romak. I ati punonte si një noter i nënshtruar. Vendi i lindjes së tij ishte një fshat i quajtur Dioklecian, apo Antivari, në rajoni i Salonës jo larg nga qyteti i sotëm Spalato, kryeqyteti i Dalmacisë. Diokleciani ishte i pari në historinë e rojeve pretoriane i cili vrau vrasësin e Perandorit Numerian, një komandant i rojeve dhe vjehrri i vetë perandorit. A kishte të bënte kjo me atë apo jo? Dihet që ishin ata vetë, pretorianët të cilët me forcën e shpatave të tyre e shpallën atë perandor. Dhe shpatat i dhanë atij autoritetin në shpalljen e tij siç kishin bërë ata ndaj paraardhësve të tij ilir.
Është e qartë se në fund të fundit, Kosntandini ndryshonte në karakterin e tij shumë pak prej bashkëkohësve të tij ilirë. Kur dëshira e tij vihej në pikëpyetje, ose kur i kanosej ndonjë rrezik, qoftë i vërtetë por edhe i imagjinuar, ai do të përdorte tërë fuqinë dhe autoritetin e tij si një njeri i paepur, mizor dhe vdekjeprurës, edhe nëse fjala ishte për pjesëtarët e familjes së tij.
Besimi im personal është se Kostandini e zgjodhi Bizantin për shumë arsye të forta krejt personale, racore, kishtare dhe shtetërore. Prej race, historie, tradite dhe feje ai i takonte më shumë Lindjes se Perëndimit. Altarët e racës së tij ishin aty, tek Dodona dhe Delfi.
Kodeksi i Justinianit, Justinianeus Codex. Këtij kodeksi iu shtuan edhe katër punë juridike të quajtura Corpus Juris Civilis, duke iu vënë përbëri ligjit romak siç është shënuar edhe sot anë e mbanë botës së qytetëruar; Ishte ky një tjetër monument i arritjeve madhështore të kësaj race Shkiptare, prej të cilës ishte bekuar tërë bota e qytetëruar.
Pas shqiponjës dykrenare, simboli i zgjedhur fillimisht, pikërisht nga Konstandini i Madh nga Iliria, një tjetër shqiponjë shqiptare që mori përsipër sfidën, duke skalitur një prej kapitujve më tronditës në tërë historinë e shkruar; Ishte Gjergj Kastrioti – Skënderbeu . . .”
Pirro i Epirit dhe simboli i shqiponjës
Kur “Pirroja iu përgjigj bashkëluftëtarëve: “Nëse unë jam shqiponjë, ju jeni shqiptarë””
“Rrëkeja e jetës së kësaj race, në një pjesë të madhe të historisë së saj të trazuar, rrodhi nën tokë, çka ndoshta nuk binte shumë në sy. Ajo ka depërtuar shumë thellë në një numër perandorish dhe qytetërimesh antike. Shqiptarët janë të vjetër në histori, të thekur në zgjuarsi, të heshtur dhe të qetë në tragjedi, të durueshëm ndaj shkulmës së rrëmbyeshme të jetës. Të ulur midis thepave të maleve të veta Akrokeraune , ku stërgjyshërit e tyre punonin qysh atëherë kur bota ishte në rininë e saj, që prej gjashtëmijë vjetësh, me kalimin e mijëvjeçarëve hijet e tyre u rritën as më të mëdha e as më të vogla, veç sa të bëheshin vëllezër gjaku me shkëmbinjtë, të ngjashëm me hijen e rëndë e të ashpër të tyre që nga lindja e diellit deri në perëndim. Çfarëdo që të ndërtojnë fuqitë e huaja, autobanda apo porte detare, sido që t’i imponojnë manierat e tyre dhe zakonet e qyteteve të tyre bregdetare, ato kurrë nuk do të depërtojnë në botën e lashtë malore ku jeton “shqiptari” (shqiptar nga shqiponjë, shqiptar për shqiponjë ; njeri shqiponjë. Shqipëria – toka e shqipes.) Tradita thotë se një prej heronjve të mëdhenj të tyre, Pirroja, në luftën e tij kundër romakëve, bëri një marshim të shpejtë natën, i befasoi armiqtë e tij në mëngjes herët dhe i shkatërroi ata gjatë ditës. Luftëtarët e tij shqiptarë, pas fitores së jashtëzakonshme, i thirrën me gëzim të madh prijësit të tyre: “Ju jeni shqiponjë !” Pirroja iu përgjigj atyre: “Nëse unë jam shqiponjë, ju jeni shqiptarë”.
Përgatiti Elis Buba / usaalbanianmediagroup.com
———————————
“Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët”
Autori: Charles Telford Erickson
Mal Berisha / Edualba, Tiranë: 2012
Kuptimi hyjnor i Shqiponjës Dykrenare në artin figurativ mesjetar
SHQIPONJA ME DY KRERË është një simbol i lashtë, të cilin mund ta gjejmë në kultura dhe tradita të shumta shpirtërore dhe që përfaqëson realizimin e hyjnijshëm të perëndisë. Shqiponja simbolizon fitoren e shpirtit mbi materien. Dy kokat përfaqësojnë dualitetin, i cili është shkrirë në njëshmëri (hyjnore). Më poshtë po përcjellim disa piktura mjaft interesante të cilat përmbajnë shqiponjën dykrenare. Vet kuptimi hyjnor i këtij simboli, është edhe arsyeja pse këtë shenjë të Konstandinit, i pari që de jure realizoi institucionalizimin e kishës përkrah perandorisë, e kanë përshtatur si shenjë identifikuese të Kishës së Lindjes, në dualitet me atë të perëndimit.