Trupat ukrainase po përpiqen të avancojnë në frontin jugor. Të udhëhequr nga një Leopard 2, tanku kryesor i betejës që prodhohet në Gjermani, ata duan të tregojnë janë përmirësuar ndjeshëm në përdorimin e armatimeve perëndimore.
Momenti kur ukrainasit filluan të përdorin fillimisht tanket si pjesë kundërofensivës madhore ndaj Moskës, u konsiderua si vendimtar. Me pritshmërinë se ardhja e tyre do të ndryshonte lojën, Kievi e pranon tani se ka humbur si tanke gjermane ashtu edhe amerikane, në fushat me mina të vendosura nga Moska. Por një njësi tankesh që përdor Leopard 2, thotë se prej atëherë kanë përmirësuar ndjeshëm aftësitë.
“Kuptuam atë që nevojitej për këtë tank. Sa më shumë punon aq më shumë kupton. Bëhet diçka automatike”.
Ky ushtar, të cilin e identifikojmë thjeshti si Bars, e ka përditësuar presidentin Volodymyr Zelensky lidhur me tanket Leopard 2, duke i thënë se ato i rezistonin lehtësisht shpërthimeve nga dronët kamikazë të Rusisë. Ushtarët thonë se tanke të tilla kanë gjithashtu municione më të mira, rreze më të mirë zbulimi dhe shikueshmëri gjatë natës, se sa tanket ruse.
Vlerësohen si asete të mëdha si në frontin jugor ashtu dhe atë lindor. Fronti jugor mbetet epiqendra e kundërofensivës ukrainase. Kievi publikon video që tregojnë automjete ruse të goditura pranë qytezës së Tokmak duke çuar në shpërthime masive. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes ruse pretendon se ukrainasit nuk kanë arritur të kalojnë linjat mbrojtëse të Moskës atje.
“Përmes veprimit aktiv, trupat tanë kanë dobësuar ndjeshëm potencialin e armikut duke i shkaktuar dëme të mëdha”, tha Sergey Shoigu, ministri Mbrojtjes i Rusisë. Por ukrainasit thonë se janë ata që po përparojnë, edhe falë përmirësimit të aftësive për përdorimin e tankeve perëndimore.