Deklaratat e presidentit amerikan për evakuimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës shkaktuan bujë në botë .Në Egjipt dhe Jordani ata shpejtuan t’i mohonin, por Trump ka disa vende të tjera në listë. Midis tyre – Shqipëria, të cilës ai planifikon të transferojë 100 mijë palestinez, raporton Channel 12.
Trump ka një plan për të transferuar 100.000 banorë të Gazës në Shqipëri, një nga vendet më të varfra në Evropë, që ka nevojë për fuqi punëtore. Një vend tjetër që doli në këtë kontekst është Indonezia.
Në Izrael besojnë se imigrimi nuk do të jetë në Jordani dhe Egjipt por në vende të tjera. Paraprakisht, kur Trump foli për Egjiptin dhe Jordaninë, ishte e qartë se shanset nuk ishin të mëdha: Jordania tashmë po vuan nën barrën e refugjatëve dhe presidenti egjiptian al-Sisi e sheh Hamasin si një kërcënim për sundimin e tij.
Në një konferencë për shtyp këtë javë, Trump tha se do të dëshironte të shihte Jordaninë, Egjiptin dhe vendet e tjera arabe të merrnin më shumë njerëz të zhvendosur nga Rripi i Gazës. Kjo, për të “pastruar zonën e copëtuar nga lufta dhe për të krijuar një zonë të pastër”.