Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Vatrat e zjarrit në malin Vastak vijojnë të jenë aktive, në fshatin Dukat, ndërsa kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga strukturat vendore.

Ndërhyrja nga toka ka rezultuar e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.

Pas kërkesës urgjente nga emergjencat civile pranë Bashkisë Vlorë, pasditen e së hënës në zonë ka mbërritur një helikopter për ndërhyrje ajrore.

Ai ka nisur nisur hedhjen e ujit nga ajri në zonën e përfshirë nga zjarri me synim vënien nën kontroll të flakëve, të cilat po shkatërrojnë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.