“S’ka fe as parti që përçan këtë Shqiptari” – Kurti ia thotë këngës në një festë në Stubëll

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka qëndruar në Stubëll të Vitisë gjatë një feste që ka shënuar ky fshat.

Prezentë aty ishin edhe klerikë katolikë, por edhe disa nga kabineti i Kurtit, përfshirë ministren Rozeta Hajdari

“Të dashur vëllezër e motra, i nderuari Imzot Dodë Gjergji, jam fort i gëzuar, i nderuar e i kënaqur që jam këtu me rastin e 50 vjetorit të shugurimit meshtarak të tre priftërinjve”, tha Kurti para tyre.

Bashkë me ta pranishmit, Kurti atje ia tha këngës.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, kryeministri shihet duke kënduar këngën ‘Pse jem toskë, pse jem gegë’, teksa iu bashkua edhe këngës ‘Mora fjalë’ për Adem Jasharin.