Në rrjetet sociale po përhapet një video e sulmit terrorist në Banjskë, në të cilën shihet tërheqja e terroristëve të armatosur serbë drejt pyllit aty pranë.
Siç shihet në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, katër terroristë fshihen pas një godine të vogël në manastir.
Në një moment, ata largohen nga aty dhe përpiqen të arrijnë në pyll, por më pas një plumb godet njërin prej tyre dhe ai bie përtokë pranë pyllit.
Siç shihet edhe në video, shokët e terroristit të goditur nuk kanë tentuar ta ndihmojnë në asnjë moment, por janë larguar me vrap dhe e kanë lënë të plagosur.