Sondazhi i fundit për zgjedhjet në Turqi, kurdët do të jenë përcaktues

Vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Turqi, dalin dhe rezultatet e sondazheve të fundit, të cilat japin një opinion paraprak se si do të jetë e ardhmja e Erdogan pas 14 majit, i cili kërkon një mandat të ri.

Kompania e njohur e sondazheve Konda nxjerr sërish presidentin aktual në avantazh të lehtë me 44% të preferencave, por drejtuesi i opozitës Kemal Kilicdaroglu pritet të ngushtojë diferencë, kjo falë dhe tërheqjes nga gara të kandidatit Muharrem Ince.

Aleanca opozitare kështu pritet të marrë më 14 maj 39% të votave, por ajo që pritet të përcaktojë garën është partia e kurdëve.

Konda vlerëson se kurdët tashmë kandidojnë nën një parti tjetër për shkak të kërcënimit të ndalimit nga gjykata dhe mendohet të kenë rreth 12% të preferencave. Kjo do ta linte Erdoganin dhe aleatët e tij në pakicë, pas më shumë dy dekadave.

Kompania bën me dije se në këtë sondazh morën pjesë 3480 persona në 35 zona të ndryshme të vendit.