Më datë 3 nëntor 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.Ai mbetët Heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptarë.