SPAK ka arritur maksimumin e besueshmërisë nga qytetarët që nga koha e themelimit te saj 3 vjet më parë. Këtë e konfirmojnë matjet e fundit te bëra nga barometri në Euronews Albania.
Në renditjen e 15 institucioneve kombëtare e ndërkombëtare qe ju janë dhënë në një listë qytetarëve të pyetur nga Data Centrum në lidhje me besueshmërinë tek to, (me një shkallë vlerësimi nga 0-10), SPAK renditet i dyti institucion në vendin tonë me besueshmërinë më të lartë, menjëherë pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë 36 % e të pyeturve që kanë besim tek ky institucion dhe krahasuar me përqindjet e besueshmërisë tek institucionet e tjera, SPAK renditet në krye të kësaj liste bashke me Ambasadën e SHBA në Shqipëri.
Nga matjet periodike të bëra nga Barometri për besueshmërinë e institucioneve nga nëntori i vitit 2022 e deri sot në matjet e fundit, rezulton se besueshmëria për SPAK-un në matjet e fundit është me larta e kësaj periudhe matjesh. Nëse analizojmë shifrat e besueshmërinë në periudha të ndryshme nga 14.2% që ishte besueshmëria për këtë institucion në fillimet e tij, në një vit u dyfishua me 26.1%, u rrit në 33,6% në shkurt të vitit pasardhës, pati një rënie në 32% në maj të 2024 me 32%, edhe një rënie tjetër në shtator të këtij viti me 30% për tu rritur në matjen e fundit në shifrën më të lartë të kësaj periudhe matjesh.
Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%). Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%. Ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit ndërkohë janë 49.7% që kanë vlerësim pozitiv për punën e prokurorisë së posaçme. Qartazi në këto të dhëna duket se votuesit e opozitës kanë më shumë pritshmëri nga SPAK-u apo presin më shumë prej punës së këtij institucioni.
Pavarësisht qëndrueshmërisë së opinion publik në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK, nëse i analizojmë ata politikisht) sipas mënyrës që kanë votuar në zgjedhjet e fundit 2021), ka një ndarje të qartë mes votuesve socialist dhe votuesve të opozitës për vlerësimin e punës së SPAK. Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%). Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%. Ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit ndërkohë janë 49.7% që kanë vlerësim pozitiv për punën e prokurorisë së posaçme.
Qartazi në këto të dhëna duket se votuesit e opozitës kanë më shumë pritshmëri nga SPAK-u apo presin më shumë prej punës së këtij institucioni. Qasja në mbështetje ose jo të punës së SPAK-ut ka qenë një nga artikulimet më të shpeshta të partive politike kryesore në Shqipëri. Për sa i përket kësaj , të pyetur nga barometri 63.3% e të pyeturve perceptojnë se qeveria e mbështet SPAK-un në punën, ndërsa ata që mendojnë se opozita e mbështet SPAK në punën e tij janë veç 21.2%.